28.12.2011
Tring Digital bashkon Shqipërinë me Kosovën, shtohen kanalet
28 dhjetori ka sjellë në platformën Tring Digital kanale të reja të dedikuar kategorive të ndryshme të admiruesve të zhanreve specifike të kinematografisë botërore. Tring Fantasy quhet kanali i parë që u shtohet gamës se kanaleve të shumëllojshme të Tring Digital dhe i dedikohet zhanrit fanstatiko-shkencor si dhe filmave horror.
Tring Fantasy është një kanal që përmban një katalog të pasur me kryevepra të kinematografisë botërore të 10 viteve të fundit duke nisur që nga serialet më të suksesshme të kësaj natyre e deri tek filmat më në zë të metrazhit të gjate në zhanret fantastiko-shkencor dhe horror.
Sa i takon audiencës Tring Fantasy ka si target të gjithë femrat dhe meshkujt shqiptarë nga mosha 16-45 vjeç, për t’i mbajtur para ekranit dhe për t’i argëtuar me transmetim ekskluziv 24 orë në ditë vetëm në platformën Tring Digital.
Filmi fantastiko-shkencor “Zhdukje zinxhir” me Carlize Theron dhe Marton Csokas ka qenë kumbari i startit të transmetimeve nga kanali Tring Fantasy.
Gjithashtu, kanali Tring Fantasy do të ketë një programacion të ndarë në segmente që identifikojnë dhe kënaqin të gjithë nënkategoritë e këtij zhanri të zhvilluar ndjeshëm pas viteve ‘90.
Kanali Tring Fantasy fillimisht mund të shihet vetëm nga abonentët e Tring Digital me marrës satelitor, ndërkohë që së shpejti do të mundësohet transmetimi i këtij kanali edhe për marrësit tokësore.
Përpos kanalit Fantasy, platforma Tring Digital sjell dhe 6 kanale të tjera të reja, duke menduar kështu për më tepër argëtim për të gjitha gjeografitë, kategoritë dhe grupmoshat e teleshikuesve.
Një kanal sportiv me lajmet më të fundit nga sporti dhe mjaft informacione të tjera për të apasionuarit pas futbollit, si dhe një kanal tjetër me përmbajtje për publikun e rritur i janë shtuar listës së kanaleve ekzistuese në Tring, duke vijuar me kanalin më të mirë ndërkombëtar për fëmijë Disney XD/MTV dhe programacionin e tij të veçantë, si dhe tre kanalet e tjera të reja nga platforma më e madhe në Kosovë RTV21, të cilat përkatësisht janë RTV 21 Popullore, RTV21 Plus dhe RTV21 Junior.
Tashmë Tring e bashkon vërtet pas kaq kohësh Kosovën me Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në mbarë botën falë transmetimit të tij tokësor dhe satelitor, si dhe kanaleve speciale nga mbarë hapësira shqiptare të dedikuara shqiptarëve kudo që ndodhen.
Tring vërtet nuk njeh kufij. Gjate vitit 2012 mjaft surpriza të tjera dhe kanale të reja do të vijnë falas për të gjithë abonentët e kësaj platforme duke e bërë edhe më të parrezistueshme magjinë televizive që vjen vetëm nën logon e Tring Digital.
Nga dita e merkure, me 28 dhjetor, Tring Digital lancon KANALE TE REJA DHURATE ne platformen satelitore. Per te perfituar kanalet e reja mjafton te beni kerkimin e kanaleve:
Frekuenca: 11345 MHz
Symbol rate: 27500 Msym
FEC : 5/6
Polarizimi: Horizontal