Thread: Lajme te reja
View Single Post
  #29  
Old 22-06-2017, 16:28  Translate from English to Italian  Translate from English to French  Translate from English to German  Translate from English to Spanish  Translate from English to Dutch  Translate from English to Greek  Translate from English to Portuguese  Translate from English to Russian  Translate from English to Russian
GlobalSat GlobalSat is offline
Banned
 
Join Date: Feb 2017
Location: Sat Universe
Posts: 523
Thanks: 539
Thanked 835 Times in 361 Posts
Country: Country Flag
Default

AMA zbulon listėn zyrtare LCN tė kanaleve digjitale. Pozicioni 4 dhe 5 nė short, Vizion Plus vendoset nė LCN 7 pas Klan Plus

Autoriteti i Mediave Audiovizive nė njė mbledhje tė bordit, ka miratuar numrin logjik tė kanaleve televizive shqiptare e njohur ndryshe si LCN (Logical Channel Number) nė vazhdimėsi tė procesit tė digjitalizimit.
LCN me shkurtim tė ri nė shqip si NPL, pėrcakton numrin se nė cilat kanale do tė pozicionohen televizionet shqiptare.Nė 3 numrat e parė tė LCN, ėshtė pozicionuar RTSH me tre kanalet e tij 2 nė formatin HD dhe njė nė SD. Ndėrkohė vendi i katėrt dhe i pestė mbetet ende vakant ku dy kanalet qė do tė pozicionohen janė Top Channel dhe Televizioni Klan, si kanale kombėtare. NLP i Top Channel dheTv Klan” do tė pėrcaktohen pas zhvillimit tė procedurės sė shortit tė parashikuar nė rregulloren “Pėr pėrcaktimin e kritereve dhe procedurave pėr renditjen e shėrbimeve audio dhe/ose audiovizive qė mbėshteten nė rrjete numerike”, miratuar me vendimin nr. 218, datė 12.10.2016 tė AMA-s, e ndryshuar.
Ndėrkohė pardoks ėshtė pozicionimi i Klan Plus, kanalit tė dytė tė paktes digjtiale tė Televizionit Klan nė vendin e gjashtė, ndėrkohė qė Vizion Plus i cili sė fundmi mori licensėn e operimit si TV kombėtar rradhitet i shtati. Ndėrkohė, qė duhej tė ishte e kundėrta, pasi ky i fundit ėshtė kanal me transmetim kryesor programi, ndėrkaq Klan Plus ėshtė kanal dytėsor.
Nė kanalet digjitale tokėsore qė do tė operojnė nė Shqipėri do tė jenė edhe ato Kosovare, pėrkatėsisht RTK (pjesė e paketės sė RTSH) me numrin 101, Klan Kosova numri 102, RTV 21 do tė pozicionohet nė numrin 103.
Kanalet NLP 401 – 433 do tė jenė pjesė e Digitalb si Pay TV, Kanalet 434 – 466 i pėrkasin Top Channel si Pay TV 467 – 499, kanalet ADTN si Pay TV, kanalet 501 – 533 pėr Vizion + Pay TV e njohur ndryshe si TRING. Kėtu shohim edhe njė abuzim tjetėr pėrsa i pėrket kanaleve Pay TV. Plot 98 Kanale do tė dedikohen pėr paketėn Digitalb, e cila edhe pse do tė ketė 33 kanale ligjėrisht, do tė transmetojė edhe nė kanalet e Top Channel dhe tė ADTN, kjo e fundit ėsht njė kompani e re dhe pothuajse inekzistente sa i pėrket tregut mediatik nė pronėsi tė Digitalb.
Kanali Agon Channel i cili tashmė konsiderohet “i vdekur” pasi nuk ka asnjė formė transmetimit tė tij vazhdon tė egzistojė nė kanalet e digjitalizimit, duke mos patur ende njė televizion i cili tė ketė blerė frekuencėn e tij tė transmetimit.
Reply With Quote