Lajme te reja

balili

Registered
Messages
245
Sot u be prezantimi na Albtelecom i produktit IPTV,sipas disa informacioneve qe un kam, kane bere nje marveshje paraprake me kompanine Tring per te transmetuar kanalet e kesaj pakete ne oferten e tyre. Mendohet qe te jene reth 50 kanale duke paguar reth 500 leke te rinj ne muaj shtese dhe keto kanale do te meren se bashku me internetin .Kompania po trajnon personelin qe do meret me kete pune dhe shume shpejt do dalin me oferta konkrete
 

balili

Registered
Messages
245
Frekuenca te reja

Paketa gjeorgjane qe ndodhej ne Satelitin Turksat 42 est po transmeton dhe ne satelitin Azerspace 46est ne frekuencen e re:

11095 H
DVB-S/MPEG-2 26650 5/6

1 TV (Georgia)
Obieqtivi TV
Maestro
Rustavi 2
Imedi
GDS TV
Ajara TV
TV3
 

balili

Registered
Messages
245
Sport Italia rikthehet se shpejti

Janë vetëm zera dhe thashethemet e web-it, por ditët e fundit po flitet për një rifillim të afërt të transmetimeve të Sportitalia në digital tokësorin italian, satelitor dhe në Web. Transmetuesi i suksesshëm sportiv italian i themeluar në vitin 2003, mbylli transmetimet në nëntor të 2013.

Disa të dhëna mund të provojnë ringjalljen e tij të bujshme. Këto ditë është rikthyer online faqja zyrtare e internetit www.sportitalia.com, edhe pse nuk është e përditësuar nga data e mbylljes, e regjistruar nga kompania Prima Tv Spa, në pronësi të financierit tunizian Tarak Ben Ammar, ish-pronari i rrjetit sportiv dhe pronari i operatorit TV DFree Tv, DTT kombëtar në kanalin 50 UHF, në frekuencën e të cilit transmetojne kanalet e Mediaset Premium.

Vetë Michele Criscitiello, moderator më parë i Sportitalia dhe pastaj i Sport 1 (kanali sportiv i LT që zëvendësoi Sportitalia-n), gjatë transmetimit në një program të një televizioni lokal, më 7 prill u shpreh se janë duke u përgatitur për një projekt që nuk është fillimi i diçkaje të re por vazhdimi i punës së bërë në 10 vite. Nga ana tjetër, Gianni Miller themelues i platformës streaming Streamit, ku transmetohen programe të arkivës së Sportitalia, ka komentuar në Facebook që për momentin mbeten vetëm zëra.
 

*M@STER-S@T*

Registered
Messages
11
Paketa gjeorgjane qe ndodhej ne Satelitin Turksat 42 est po transmeton dhe ne satelitin Azerspace 46est ne frekuencen e re:

11095 H
DVB-S/MPEG-2 26650 5/6

1 TV (Georgia)
Obieqtivi TV
Maestro
Rustavi 2
Imedi
GDS TV
Ajara TV
TV3
pershendetje frekuenca e sakte eshte KTU
11095 H 27500-5/6 DVB-S/MPEG-2
 
Last edited:

balili

Registered
Messages
245
Ne kete 10 Vjetor, platforma DIGITALB pas ofertes se dekoderit Flybox ka leshuar sefundmi sherbimin e ri interaktiv DIGIPLAY. Fale ketij sherbimi abonentet qe zoterojne dekoderin multimedial, pavaresisht nese jane te abonuar apo jo ne njeren nga paketat e DIGITALB, me vetem 2000 Lek/Muaj, kane mundesine te shikojne 20 premiera ne muaj ne Digi Gold dhe 1 muaj akses ne videoteken Popcorn.

Per here te pare me DIGIPLAY, shërbimi VOD i Digitalb perveç menyres se perdorimit te ofruar deri me sot do te jete i aksesueshem edhe nepermjet nje lidhje interneti.
 

balili

Registered
Messages
245
Te reja nga Tring

Pas kalimit të plotë në formatin MPEG-4. i cili i mundëson platformës satelitore Tring më shumë hapsirë për kanale dhe cilësi më të mirë audiovizive,
ore më parë janë shtuar në listën e kësaj platforme disa kanale të reja vendase e ndërkombëtare.

DigiSofia një kanal tematik me programacion për fëmijë pjesë e platformës kabllore digitale AlfaCable me qendër në Tiranë.
Përveç DigiSofia në Tring flitet se, së shpejti do të shtohen edhe kanalet e tjera të kësaj platforme,
si DigiNovela, DigiPlanet, DigiDrame, DigiHistori, DigiShqip, DigiAksion dhe DigiKomedi.
Pjesë e platformës Tring janë bërë gjithashtu kanalet e njohura shqiptare si TVSH, KOHA TV, Club TV dhe Elrodi TV.

Kanalet ndërkombëtare Fox Channel dhe Travel Channel të titruara në shqip tashmë janë listuar në paketën e Tring Satelit.
Fox Channel është një kanal i larmishëm me serialet më të suksesshme amerikane, angleze, austaliane, kanadeze etj.,
ndërsa kanali Travel është një kanal me emisione lifestyle, dokumentare e reality. Travel Channel është pjesë e grupit mediatik Discovery.

Duket qartë se platforma Tring, po zgjeron dukshëm aktivitetin e saj në shërbim të publikut dhe vizionit të saj nën slloganin “Përtej kufijve”,
javë më parë u zyrtarizua edhe bashkëpunimi me Albtelecom ku falë të cilit kanalet e Tring do të transmetojnë edhe në platformen IPTV, ALBtv.
Gjithashtu pritet që në ditët në vijim të prezantohet edhe web faqja e re tring.tv, me një imazh të ri dhe më të kuruar.









 

balili

Registered
Messages
245
Ndryshime ne kanale

Jane duke transmetuar free kanalet Gjermane Pro 7HD,Sat1Hd,SixxHd,Kabel 1HD,
 

balili

Registered
Messages
245
Mediaset Espania

Mediaset Espana ka transmetuar në të tetë rrjetet e tij, në pikun e shikueshmerisë, spotin e realizuar për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cili ka refuzuar kërkesë padine e një grupi televizionesh komerciale, të ndërmarrë në 6 maj për mbylljen e disa kanaleve private në digital tokësor, përfshirë këtu dhe dy kanalet e Mediaset (La Siete dhe Nueve). Mediaset kontrollon 41.55% të filialit spanjoll në bordin drejtues të të cilit janë ulur Fedele Confalonieri (si Zv. President) dhe Pier Silvio Berlusconi. Në total, rrjetet e Mediaset Espana (Telecinco, Cuatro, FDF, Boing, Divinity, Energy, La Siete dhe Nueve) kanë një audiencë të përditshme që është rreth 30%. Spoti i animuar tregon personazhet e një familje që kalojnë rrugën të sigurtë mbi vijat e bardha, ndërsa semafori është jeshil për këmbësorët; Megjithatë, një makinë e zezë parakalon të tjerat dhe shtyp dy nga pjestarët e familjes së lumtur. Spoti mbyllet me fjalët «në kujtim të La 7 dhe La 9». Së bashku me rrjetet e tjera (Net TV, Veo Television, Union de Televisiones Comerciales en Abierto (Uteca) dhe Atresmedia), Drejtori i Pergjithshem i Mediaset Espana, Paolo Vasile, kishte paraqitur nje padi në Gjykate duke kërkuar anullimin e vendimit – i parashikuar nga një vendim i qeverisë Zapatero që daton në vitin 2010 për ndarjen e frekuencave dixhitale – ndërkohe që ka një kerkese padi ne Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, megjithatë, vendosi ndryshe, «duke çuar perpara» vendimin e Ministrit të Industrisë, Jose’ Manuel Soria, qe eshte aplikimi i asaj që është vendosur nga Qeveria e kaluar, për të mbyllur 9 kanale të TDT. Vasile e ka quajtur «monstruoze» masën e ndermarre, duke shtuar se «për një gabim formal të një Qeverie që nuk është me jemi të detyruar për të mbyllur dy kanale».
 

balili

Registered
Messages
245
kanale te reja

Arena Sport 1 Serbia - 23E - FTA

11683 V
DVB-S/QPSK
MPEG-4 2734 5/6

idman azerbaijan on DIGITURK
Eutelsat 7°E 11492 V 30000 Cryptoworks keys ok
 

balili

Registered
Messages
245
Sot ndeshja midis Serbise dhe Shqiperise do transmetohet free nga Supersporti,suksese kombetares tone
 

jani_sat

Registered
Messages
169
KICKBOX LIVE NGA BULQIZA

Astra 3A-3B (23.5°E)

Fréquence: 11639 - Pol: V - SR: 7200 - FEC: -

Catégorie: Sport - Autres

Transmis en: MPEG-4
 

balili

Registered
Messages
245
Digitalb sot ka bere disa ndryshime ne parametrat e trasmetimit
Frekuenca 10803 - 27500 H, DVB-S2, 8PSK, 3/5
kalon ne 10803 - 29950 H, DVB-S2, 8PSK, 2/3
 

balili

Registered
Messages
245
‘STINET’ kanali më i ri në Digitalb!

‘Stinët’ është kanal më i ri që do të pasurojë ofertën e platformës tokësore dhe satelitore. Një kanal i dedikuar tërësisht seriale, kryesisht atyre amerikan që do te vijnë me titra në shqip vetëm pak kohë nga premiera amerikane. Gjithashtu nuk do të mungojnë serialet e zhanrit soap, telenovela si dhe seriale turke.

Disa nga titujt që do të transmetohen janë Game of Thrones, Vikings, Grey’s Anatomy, etj.
Prej datës 1 maj STINET mund ta gjeni të renditur në listën e kanaleve Digitalb, në numrin 005.Gjithashtu prej dates 1 maj dhe kanali T do transmetoj ne formatin HD
 

mixdeejay28

Banned
Messages
115
Pershendetje quna.desha ta di per ket qelesin powervu si do i behet per mcaskey per amiko 8840 hd.ka ndonje lajm se si mud te hidhet ne dekoder.flm naten.
 

balili

Registered
Messages
245
Eurobird 16A (16.0°E)

Fréquence: 12676 - Pol: V - SR: 7199 - FEC: -

Catégorie: Sport - Football

Transmis en: MPEG-4

Infos: Albania-Francia/Friendly
 

balili

Registered
Messages
245
Startojnë Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ja se ku mund t’i shihni

Ditën e Shtunë (6 Gusht), do të filloj edhe maratona e Lojërave Olimpike Rio 2016, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Rio De Janeiro të Brazilit, i cili është përgatitur të mirëpresi qindra fansa të sporteve të ndryshme nga mbarëbota.

Lojërat olimpike mund të ndiqen edhe në Shqipëri, falas nëpërmjet Radio Televizionit Publik i cili do të transmetoj pothuajse të gjitha eventet sportive të lojërave olimpike po ashtu edhe në platformën Digitalb, e cila ka fituar të drejtat e transmetimit në kategorinë e Pay TV, për vendin tonë.Pas mesnatës së të Premtes, ora 01.00 do të jetë ceremonia finale e cila do të transmetohet në RTSH dhe SS2, SS2 HD në Digitalb.
 

balili

Registered
Messages
245
RTL mbaron me sukses testet e prodhimeve VR

Mediengruppe RTL Deutschland njoftoji sot se ka perfunduar me sukses eksperimentet e prodhimit te videove ne formatin 360-grade ne studiot e Stern TV

Projekti u zbatua në bashkëpunim me CBC edhe me German TV Platform si dhe suportin e institutit Fraunhofer Heinrich-Hertz, ku rezulatet e tij do të bëhen publike gjatë muajit Shtator në Berlin.Kanali informativ i Mediengruppe RTL, N-TV, filli të mundësonte videot 360 gradë në muajin Qershor.

Ato janë të mundura për tu parë nëpërmjet aplikacionit të N-TV për Smartphone dhe mund të shpërndahen edhe në rrjetet sociale.
 

balili

Registered
Messages
245
Lamtumirë VHS! Fundi i një epoke

Nëse krahasohet me një DVD, videokaseta sot nuk është gjë tjetër veçse një dinosaur i epokës analoge, por në vitet ’80 ishte mjeti kryesor për regjistrimin e videove dhe për të parë filma në shtëpi.

Epoka e lavdishme e VHS-ve (Video Home System) ka mbaruar prej kohësh, por vetëm sot ajo mund të konsiderohet përfundimisht e mbyllur.Grupi japonez “Funai Electric”, që prodhonte video-regjistrues, VCR (Video Cassette Recorder), ka bërë me dije se do të vazhdojë të punojë deri në fund të gushtit dhe pastaj do të mbyllë dyert, duke u kthyer edhe ai në një copëz të historisë.

Vendimi i “Funai Electric” ka ardhur jo vetëm si pasojë e rënies së klientelës, por edhe për mungesën e pjesëve përbërëse. Pengesë kjo që mund të tejkalohet vetëm nëse ka një kërkesë në rritje, gjë që ka pak gjasa të verifikohet.

Edhe pse vitin e kaluar kompania aziatike shiti 750 mijë njësi VCR, shifra në fjalë nuk është për t’u lavdëruar pasi video-regjistruesit konsiderohen tashmë një “specie e zhdukur”
 

balili

Registered
Messages
245
Zbuloni eventet sportive që do të shihni këtë sezon në RTSH

RTSH hedh një tjetër hap drejt vëmendjes ndaj sportit në ekran. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me FSHB-në për gjithë veprimtaritë e Basketbollit kombëtar për 5 vitet në vazhdim (perfaqësuese, kampionat, kupë), u firmos bashkëpunimi me FSHF-në për pasqyrimin e futbollit të Kategorisë së Parë, të moshave U 19, U 17, apo edhe futbollit në salla dhe atij të femrave për 5 vitet e ardhshme.

Javën e ardhshme, pritet edhe mbyllja e kontratës 5-vjeçare me FSHV-në dhe veprimtaritë e volejbollit shqiptar. Në kuadrin e politikës së Departamentit të Sportit në RTSH dhe vetë institucionit shprehet se Sporti Kombëtar të jetë prioriteti i tyre, por pa harruar edhe sportin cilësor ndërkombëtar ku premtojnë se do të marrin pjesë në çdo tender të drejtash televizive për të zgjeruar eventet që transmetojnë.RTSH SPORT dhe TVSH ka siguruar tashmë këto kontrata të drejtash televizive dhe do vazhdojë të transmetojë:

⁃ Ndeshjet Kualifikuese për Botërorin 2018 të Shqipërisë dhe Kosovës
⁃ Ndeshjet kualifikuese të perfaqsueseve më të njohura evropiane.
⁃ Ndeshjet kualifikuese të ekipit shpresa U21 të Shqipërisë.
⁃ Superligën shqiptare! Çdo javë, ndeshjen më interesante!
⁃ Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë në futboll.
⁃ UEFA Europa League, çdo javë ndeshjen më të bukur
⁃ Euroleague të Basketbollit!
⁃ NBA
⁃ MotoGP
⁃ Turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror
⁃ Botërorin e Klubeve, 2016
⁃ Kupën e Konfederatave, Rusi 2017!
⁃ Botërorët Rusi 2018, Katar 2022 fazat finale!
 
Top