Thread: Lajme te reja
View Single Post
  #25  
Old 08-04-2017, 10:40  Translate from English to Italian  Translate from English to French  Translate from English to German  Translate from English to Spanish  Translate from English to Dutch  Translate from English to Greek  Translate from English to Portuguese  Translate from English to Russian  Translate from English to Russian
GlobalSat GlobalSat is offline
Banned
 
Join Date: Feb 2017
Location: Sat Universe
Posts: 523
Thanks: 539
Thanked 836 Times in 361 Posts
Country: Country Flag
Default

RTSH: Deri nė fund tė verės 2017, transmetimet tėrėsisht digjitale

Ligji i miratuar nga kuvendi me 30 mars tė kėtij viti “Pėr lirimin e Frekuencave tė Dixhital-Dividentit”, parashikon mbulimin e pjesshėm tė kostove shtesė tė kalimit nga analog nė numerik tė transmetimeve televizive operatorėve ekzistues analogė lokalė/rajonalė, operatorėve me eksperiencė nė transmetimet numerike si dhe operatorėve privatė historikė kombėtarė.
Drejtori i Pėrgjithshėm i Radio Televizionit Shqiptar Z. Thoma Gellēi, ka bėrė me dije ecurinė e deritanishme tė tė gjithė procesit: “Ne tashmė kemi filluar transmetimet dixhitale duke transmetuar 8 kanale tė reja si edhe kanė filluar transmetimet nė muksin e dyte nė rrethin e Tiranės. Gjithashtu ne kemi filluar transmetimet edhe nė alotmentin e Fierit, Beratit, Lezhės, Korēė, nė Vlorė sė shpejti, nė Kukės, Dibėr. 95% e popullsisė do tė mbullohet me njė sinjal tė mirė, tė pastėr. RTSH ėshtė i pėrgatitur me strukturėn e nevojshme pėr ti pritur operatorėt lokalė nė kėto alotmente” tha z. Gėllēi. Vėshtirėsitė nuk mungojnė, ka theksuar Z.Gėllēi, por pėr secilėn prej tyre ėshtė parashikuar mėnyra se si do tė menaxhohen duke nisur qė nga shpėrndarja e dekoderave e deri tek problemet e sigurisė e investimeve: “Ėshtė problemi i marrėsave televizivė qė njė pjesė e tyre nuk janė tė pėrgatitur pėr marrjen e sinjalit DVB T2.

Njė ndihmė tė madhe ka dhėnė qeveria shqiptare duke financuar rreth 10% tė gjithė marrėsave shqiptarė pėr familjet nė nevojė duke ju shpėrndarė dekodera. Televizioni publik ėshtė nė pėrpunim tė shumė skenareve qoftė me investimet tona qoftė me pėrkrahjen shtetėrore qoftė me bashkėpunimin me operatorėt privatė apo me bashkitė. Kjo ėshtė njė barrė shumė e madhe pėr RTSH. Rreth 90% e tarifės sė aparatit televiziv sot nuk kalon pėr atė tė cilėn qytetarėt paguajnė domethėnė pėr programet por kalon pėr transmetimet.Jemi nė njė situatė tepėr kritike, pėr ruajtjen e kėtyre objekteve” tha mė tej z. Gėllēi.
Ministrja Harito nė pėrgjigjje tė shqetėsimeve tė operatorėve lidhur me teknologjinė e re ka theksuar: “Tė gjitha vendimet merren me teknologjinė e fundit. Teknologjia DVB T2 ju lejon ju tė gjithėve tė mbarteni sepse lejon shumė mė tepėr kanale. Ndryshon teknologjia do blihet njė aparaturė qė ka njė kosto relativisht tė ulėt”. Kreu i AMA-s Genti Sala, ka sqaruar pėrmbajtjen e ligjit lidhur me subvensionimin e operatorėve pėr kalimin e transmetimeve:”Marrėveshja qė kemi bėrė ne mė RTSH ėshtė njė marrėveshje 1-vjeēare. Mbas njė viti do rishikohet do bėhet njė marrėveshje 3-vjeēare. Ky subvencionim pėr ktė ligj ėshtė pėr ktė vit qė jeni tė paqartė”. Ministrja Harito theksoi se me mbarimin e tė gjithė infrastruktures sė RTSH -sė, brenda veres sė kėtij viti do tė mbyllen transmetimet analoge dhe operatorėt duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr kėtė ndryshim.
Marre nga RTSH
Reply With Quote