Te reja nga Tring
Pas kalimit të plotë në formatin MPEG-4. i cili i mundëson platformës satelitore Tring më shumë hapsirë për kanale dhe cilësi më të mirë audiovizive,
ore më parë janë shtuar në listën e kësaj platforme disa kanale të reja vendase e ndërkombëtare.
DigiSofia një kanal tematik me programacion për fëmijë pjesë e platformës kabllore digitale AlfaCable me qendër në Tiranë.
Përveç DigiSofia në Tring flitet se, së shpejti do të shtohen edhe kanalet e tjera të kësaj platforme,
si DigiNovela, DigiPlanet, DigiDrame, DigiHistori, DigiShqip, DigiAksion dhe DigiKomedi.
Pjesë e platformës Tring janë bërë gjithashtu kanalet e njohura shqiptare si TVSH, KOHA TV, Club TV dhe Elrodi TV.
Kanalet ndërkombëtare Fox Channel dhe Travel Channel të titruara në shqip tashmë janë listuar në paketën e Tring Satelit.
Fox Channel është një kanal i larmishëm me serialet më të suksesshme amerikane, angleze, austaliane, kanadeze etj.,
ndërsa kanali Travel është një kanal me emisione lifestyle, dokumentare e reality. Travel Channel është pjesë e grupit mediatik Discovery.
Duket qartë se platforma Tring, po zgjeron dukshëm aktivitetin e saj në shërbim të publikut dhe vizionit të saj nën slloganin “Përtej kufijve”,
javë më parë u zyrtarizua edhe bashkëpunimi me Albtelecom ku falë të cilit kanalet e Tring do të transmetojnë edhe në platformen IPTV, ALBtv.
Gjithashtu pritet që në ditët në vijim të prezantohet edhe web faqja e re tring.tv, me një imazh të ri dhe më të kuruar.