Tringu fiton te drejtat e Premier liges angleze

genti 76

Registered
Messages
48
Duke nisur nga 14 gushti, për tri sezonet e ardhshme, emocionet e kampionatit më të ndjekur në botë, premier ligës angleze, do të përcillen live në platformën dixhitale tring. Të apasionuarit e futbollit do të mund të ndjekin të gjitha ndeshjet e javës në kanalet tring sport. Gjigandët e futbollit anglez si Çelsi, Mançester Junajtid , Liverpul e Arsenal me yje si drogba, runi, torres apo van persi garantojnë spektakël dhe emocione pa fund. Abonentët e platformës tring dixhital do të mund të ndjekin supersfidat e premier ligës brenda të njëjtës paketë, pa pagesë ekstra . I gjithë futbolli spektakolar anglez zbret tashmë në tring sport, ku do të vazhdojnë të transmetohen duelet e kupës së anglisë, fa cup dhe ndeshjet e kombëtares së tre luanëve në "uembli". Sezoni 2010/11 i premier ligës starton në 14 gusht.
 
Top