Lajme te reja

nik74

New member
Messages
2,365
Po nje pakete te sajen ne Satelit nuke munde ta kete TVSH.si eshte dhe TIVUSAT ketu ne itali Ndoshta per ti mbuluar dhe ato zona ku nuk arrine sinjali tokesor.Do ishte diçka e mire dhe per ne emigrantet. Mund te shikonim te gjitha kanalet e RTSH!!!!!
 

nik74

New member
Messages
2,365
Trasmetuesi publik i Kosoves.RTK .Tani ne satelit me 3 kanale në Eutelsat 16E.Në frekuencat 11304 H 30000 në S2 dhe free për momentin.RTK 1,3 Janë në gjuhën shqip .RTK 2 në gjuhën serbe
 

balili

Member
Messages
245
Digitalb siguron të drejtën e Premier League

Platforma ​DIGITALB ka siguruar ekskluzivitetin e kampionatit të futbollit anglez “Premier League”

Për 3 sezonet e ardhshme, në platformën tokësore dhe satelitore, abonentët e paketës Super Sport do të ndjekin çdo javë 2 supersfida të këtij kampionati.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
RTSH: Deri në fund të verës 2017, transmetimet tërësisht digjitale

Ligji i miratuar nga kuvendi me 30 mars të këtij viti “Për lirimin e Frekuencave të Dixhital-Dividentit”, parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove shtesë të kalimit nga analog në numerik të transmetimeve televizive operatorëve ekzistues analogë lokalë/rajonalë, operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe operatorëve privatë historikë kombëtarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Z. Thoma Gellçi, ka bërë me dije ecurinë e deritanishme të të gjithë procesit: “Ne tashmë kemi filluar transmetimet dixhitale duke transmetuar 8 kanale të reja si edhe kanë filluar transmetimet në muksin e dyte në rrethin e Tiranës. Gjithashtu ne kemi filluar transmetimet edhe në alotmentin e Fierit, Beratit, Lezhës, Korçë, në Vlorë së shpejti, në Kukës, Dibër. 95% e popullsisë do të mbullohet me një sinjal të mirë, të pastër. RTSH është i përgatitur me strukturën e nevojshme për ti pritur operatorët lokalë në këto alotmente” tha z. Gëllçi. Vështirësitë nuk mungojnë, ka theksuar Z.Gëllçi, por për secilën prej tyre është parashikuar mënyra se si do të menaxhohen duke nisur që nga shpërndarja e dekoderave e deri tek problemet e sigurisë e investimeve: “Është problemi i marrësave televizivë që një pjesë e tyre nuk janë të përgatitur për marrjen e sinjalit DVB T2.

Një ndihmë të madhe ka dhënë qeveria shqiptare duke financuar rreth 10% të gjithë marrësave shqiptarë për familjet në nevojë duke ju shpërndarë dekodera. Televizioni publik është në përpunim të shumë skenareve qoftë me investimet tona qoftë me përkrahjen shtetërore qoftë me bashkëpunimin me operatorët privatë apo me bashkitë. Kjo është një barrë shumë e madhe për RTSH. Rreth 90% e tarifës së aparatit televiziv sot nuk kalon për atë të cilën qytetarët paguajnë domethënë për programet por kalon për transmetimet.Jemi në një situatë tepër kritike, për ruajtjen e këtyre objekteve” tha më tej z. Gëllçi.
Ministrja Harito në përgjigjje të shqetësimeve të operatorëve lidhur me teknologjinë e re ka theksuar: “Të gjitha vendimet merren me teknologjinë e fundit. Teknologjia DVB T2 ju lejon ju të gjithëve të mbarteni sepse lejon shumë më tepër kanale. Ndryshon teknologjia do blihet një aparaturë që ka një kosto relativisht të ulët”. Kreu i AMA-s Genti Sala, ka sqaruar përmbajtjen e ligjit lidhur me subvensionimin e operatorëve për kalimin e transmetimeve:”Marrëveshja që kemi bërë ne më RTSH është një marrëveshje 1-vjeçare. Mbas një viti do rishikohet do bëhet një marrëveshje 3-vjeçare. Ky subvencionim për ktë ligj është për ktë vit që jeni të paqartë”. Ministrja Harito theksoi se me mbarimin e të gjithë infrastruktures së RTSH -së, brenda veres së këtij viti do të mbyllen transmetimet analoge dhe operatorët duhet të jenë të përgatitur për këtë ndryshim.
Marre nga RTSH
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Tring hedh në treg dekoderin e ri DVB-T2

Platforma digjitale Tring në kuadër të procesit kombëtar të digjitalizimit të transmetimeve televizive ka hedhur në treg dekoderin e ri DVB T2.
Kalimi i transmetimeve televizive analoge në ato digjitale në Shqipëri do të përqafojë formatin e gjeneratës së dytë dhe për të ndjekur kanalet televizive free to air do të jetë i nevojshëm një dekoder me standartin DVB T2.

Pas Digitalb edhe operatori Tring është gati t’i ofrojë abonentëve aktual dhe të rinj një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e tij me një aparat të ri DVB T2 HD, falë të cilit teleshikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin të gjithë kanalet e pakës si edhe kanalet kombëtar e lokal falas që transmetojnë në digjital tokësor.
Aparati i ri do të ofrohet me një çmim promocional sëbashku me kartën smart dhe abonim për një çmim 8,900 LEKË.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
RAI 4K

Satellite: HotBird 13B/13C/13D (13.0E)
Sistema: DVB-S2
Frequenza: 12.399 MHz
Polarizzazione: Orizzontale
SymbolRate: 27.500 KSymb/s
Inversione: Auto
FEC: 2/3
Modulazione: 8PSK
Roll-off: 0.35
Pilot: Auto
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Sky dhe Perform Group sigurojnë të drejtat për Champions League në Gjermani

Për herë të parë në historinë e UEFA Champions League, të gjitha lojërat do të shfaqen ekskluzivisht në pay-TV në Gjermani dhe Austri nga sezoni 2018/19 deri në sezonin 2020/21.
Sky Deutschland siguroi të drejtat televizive për të gjitha platformat e shpërndarjes dhe do të vazhdojë të transmetojë ndeshjet nëpërmjet satelitit, kabllit, IPTV dhe web / mobile TV (Sky Go dhe Sky Ticket). Detajet financiare nuk u zbuluan. Sipas spekulimeve të industrisë, Sky Deutschland dhe Perform Group do të paguajnë një shumë prej rreth 600 milionë euro për të drejtat ekskluzive në tre sezone. Me kalimin e kohës për fillimin e periudhës së të drejtave të reja, të dyja kompanitë duan të shpallin detaje të mëtejshme rreth marrëveshjes së tyre.Perform Group me bazë Mbretërinë e Bashkuar do të transmetojë një përzgjedhje të lojrave në portalin sportiv DAZN.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
AMA zbulon listën zyrtare LCN të kanaleve digjitale. Pozicioni 4 dhe 5 në short, Vizion Plus vendoset në LCN 7 pas Klan Plus

Autoriteti i Mediave Audiovizive në një mbledhje të bordit, ka miratuar numrin logjik të kanaleve televizive shqiptare e njohur ndryshe si LCN (Logical Channel Number) në vazhdimësi të procesit të digjitalizimit.
LCN me shkurtim të ri në shqip si NPL, përcakton numrin se në cilat kanale do të pozicionohen televizionet shqiptare.Në 3 numrat e parë të LCN, është pozicionuar RTSH me tre kanalet e tij 2 në formatin HD dhe një në SD. Ndërkohë vendi i katërt dhe i pestë mbetet ende vakant ku dy kanalet që do të pozicionohen janë Top Channel dhe Televizioni Klan, si kanale kombëtare. NLP i Top Channel dheTv Klan” do të përcaktohen pas zhvillimit të procedurës së shortit të parashikuar në rregulloren “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për renditjen e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive që mbështeten në rrjete numerike”, miratuar me vendimin nr. 218, datë 12.10.2016 të AMA-s, e ndryshuar.
Ndërkohë pardoks është pozicionimi i Klan Plus, kanalit të dytë të paktes digjtiale të Televizionit Klan në vendin e gjashtë, ndërkohë që Vizion Plus i cili së fundmi mori licensën e operimit si TV kombëtar rradhitet i shtati. Ndërkohë, që duhej të ishte e kundërta, pasi ky i fundit është kanal me transmetim kryesor programi, ndërkaq Klan Plus është kanal dytësor.
Në kanalet digjitale tokësore që do të operojnë në Shqipëri do të jenë edhe ato Kosovare, përkatësisht RTK (pjesë e paketës së RTSH) me numrin 101, Klan Kosova numri 102, RTV 21 do të pozicionohet në numrin 103.
Kanalet NLP 401 – 433 do të jenë pjesë e Digitalb si Pay TV, Kanalet 434 – 466 i përkasin Top Channel si Pay TV 467 – 499, kanalet ADTN si Pay TV, kanalet 501 – 533 për Vizion + Pay TV e njohur ndryshe si TRING. Këtu shohim edhe një abuzim tjetër përsa i përket kanaleve Pay TV. Plot 98 Kanale do të dedikohen për paketën Digitalb, e cila edhe pse do të ketë 33 kanale ligjërisht, do të transmetojë edhe në kanalet e Top Channel dhe të ADTN, kjo e fundit ësht një kompani e re dhe pothuajse inekzistente sa i përket tregut mediatik në pronësi të Digitalb.
Kanali Agon Channel i cili tashmë konsiderohet “i vdekur” pasi nuk ka asnjë formë transmetimit të tij vazhdon të egzistojë në kanalet e digjitalizimit, duke mos patur ende një televizion i cili të ketë blerë frekuencën e tij të transmetimit.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
AMA më 3 korrik mbyll transmetimet analoge në qarkun e Beratit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark.
Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Zbulohet renditja e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë...

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë në gjithë vendin kanalet do të kenë të njëjtin numër rendor dhe me short tani do të vendoset vetëm pozicionet në kanalet LCN 4 dhe 5, ku do të pozicionohen dy kanalet kombëtare TV KLAN HD & TOP CHANNEL HD. Tre kanalet e para janë për 3 kanalet e RTSH, më pas lista vazhdon me Klan Plus të pozicionuar në vendin e 6 dhe Vizion Plus në vendin e 7 më pas renditen gjithë kanalet e lajmeve, kanalet lokale, tematike, ndërsa gjithçka mbyllet me kanalet me pagesë ku të gjithë rrjetet private kombëtare me përjashtim të TV KLAN do ofrojnë kanale me pagesë. Nga kanali 401-433 do të ndiqni kanalet me pagesë të Digitalb, 434-466 kanalet me pagesë të Top Channel dhe nga 467-499 kanalet e ADTN që pritet të ndiqen të gjitha me një abonim në paketat e Digitalb. Kanalet 501-533 janë kanalet me pagesë të Vizion Plus, ku pritet të jenë kanalet e Tring. Për herë të parë shikuesit tani do të mund të ndjekin falas edhe kanale nga Kosova si RTK1 (kanali 101), KLAN KOSOVA (kanali 102), RTV21 (kanali 103). Kjo është vetëm lista fillestare, pasi shumë shpejt surpriza, kanale të reja do të vijnë falas për ju, nga TV KLAN kemi të konfirmuar që do ketë kanale tematike muzikore, filmash, programe për fëmijë dhe telemarketing. Mos harroni 30.Qershor Tirana dhe Durrësi fikin transmetimet analoge, 3 ditë më vonë në 3.Korrik në Berat nuk ka më transmetime analoge. Procesi do vijoi më pas në qarqet e tjera të vendit.

Lista e kanaleve digjitale e cila do të ndryshoj (do të ketë disa kanale më pak, disa më shumë në varësi të vendndodhjes suaj), por kanalet kryesore do të kenë mbulim me sinjal kombëtar.

1. RTSH 1
2. RTSH 2
3. RTSH 3
4. **** Tvklan / TOP CHANNEL
5. **** Top Channel / TV KLAN
6. KLAN PLUS
7. VIZION PLUS
8. NEWS 24
9. ABC NEWS
10. ORA NEWS
11. REPORT TV
12. TV SCAN
13. UTV EDUCATION
14. NESËR TV
15. CHANNEL ONE
16. CLUB TV
17. TV SHIJAK
18. TV ADRIAMED
19. A1 REPORT
20. Agon Channel
21. INtv Albania
22. TV KUKËSI
23. BBF
24. TVPLANET
25. TV TIRANA
26. TV APOLLON
27. TV KOMBI
28. TV ROZAFA MOTIV
29. TV LEZHA
30. TV M+
31-40 / kanale rajonale
41. RTSH FILM
42. RTSH SPORT
43. RTSH SHQIP
44. RTSH MUZIKË
45. TOP NEWS
46-54/ Kanale tematike kombëtare FALAS
55. STAR PLUS
56. TV BULQIZA
57. SOT7
58. TV MATI
59. TV LOBI
60. AVN
61. TV KOPLIKU
62. TV ALPO
63. TV SKAMPA
64. TV MAGIC
65. TV PUKA
66. TV4+
67. TV CHANNEL1
68. TV KLAUDIANA
69. ONE TV VLORA
70. TV 6+1
71. TV BAJRAM CURRI
72. TV KRUJA
73. TV ANTENA NORD
74. TV BLU SKY
75. TV CHANNEL 7
76. TV MARGIT
77. ELRODI TV
78. TV BEST
79. TV FOKUS
80. TV BERATI
81. VLORA CHANNEL
82. TV6
83. TV SARANDA
84. TELE JONI
85. TV JUG
86. ELBASAN TV
87. GLOB TV
88. TV RE.AL
89-99/ kanale lokale
101. RTK1
102. KLAN KOSOVA
103. RTV21
104. TV5
105-300/ kanale papagesë
301-399/ kanale PayTV që do licensohen në tē ardhmen
401-433 / kanale PayTV (me pagesë) DIGITALB
434-466 / kanale PayTV (me pagesë) TOP CHANNEL
467-499 / kanale PayTV (me pagesë) ADTN
501-533 / kanale PayTV (me pagesë) VIZION PLUS
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Dixhitalizimi/Report TV do të ketë numrin 11 tek telekomanda
Pas datës 3 korrik 2017 procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në Qarkun e Beratit.
Ndërkohë Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge,
të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017,
nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark. Brenda muajt shtator procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive
do të përfshirë qarqet e Tiranës, Fierit, Vlorës e Korçës.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
SAMSUNG TV 8k se shpejti ne treg
Sipas Forbes, në ngjarjen QLED dhe Advanced Display 2018 të mbajtur në Los Anxheles, kompania Koreane Samsung beri njoftimin zyrtar se në muajt
e ardhshëm prodhimin të dy linjave të TV 8K. Njoftim qe të gjitha gjasat do të bëhen me rastin e IFA të Berlinit që do të zhvillohet më 29 gusht 2018.
I pari nga dy linjat mund të vihet në shitje menjëherë pas panairit të Berlinit, ndërsa i dyti duhet të arrijë në 2019.

Për momentin nuk dimë shumë detaje për televizorët e rinj Samsung 8K. Ne vetëm e dimë se pjesa e parë do të përfshijë modele me ekran 65 ", 72"
dhe 82 ". Në 2019 ajo duhet të arrijë një 98 ". Të gjithë do të kenë një freskuence prej 120 Hz.

Për sa i përket planit të planifikuar për 2019, duhet të përfshijë TV 65 "dhe 75" me frekuence 60 Hz. Karakteristikat
e linjes se parë përbëhet nga produkte premium ndërsa e dyta nga pajisjet më ekonomike.Pervec 8k dhe shume teknollogji te reja.
Deklaratat e Samsung dolën gjate prezantimit mbi teknologjitë e reja që kompania po zhvillon për televizionin e tyre.
Në mesin e tyre janë teknikat që synojnë reduktimin e kufizimit të vizionit hapësinor tipik të LCD tradicionale,
mbulimi me ngjyra BT.2020, Gjenerali i ri HDR Next Gen (i ndërtuar rreth 4000 nits shkëlqim) dhe sisteme për të rritur shkëlqimin e ekraneve 8K.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Shtyhet perseri afati i dixhitalizimit per Tirane-Durres qe ishte per sot. Afati i ri eshte 10 shtator 2018.
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Digitalb T2 ne Elbasan

Kanali: 40 / Frekuenca: 626 Mhz

SuperSport-1 HD
SuperSport-2 HD
SuperSport-3 HD
SuperSport-4 HD
Film Thriller
Film Aksion
Film Komedi
Stinet
NRG Radio
Junor TV
Baby TV
Explorer Natyra
BCTV
City Radio
Canale 5
Italia 1
EuroNews
Ora News
Nat Geo HD
ZDF
Disney Channel

Kanali: 48 / Frekuenca: 690 Mhz

Film Hits
Film Autor
Film Drame
T HD
Family HD
Cufo TV
Explorer Histori
My Music
News-24
SuperSport-5 HD
SuperSport-6 HD
RaiUno
RaiDue
CNN Int
BBC World
Report TV
TV-5 Monde
Dorocel HD
Channel One

Kanali: 49 / Frekuenca: 698 Mhz

Top Channel HD (FTA)
Top Albania Radio
Film Nje HD
Film Dy HD
Travel Channel HD
Euro Film
Bang Bang
Explorer Shkence
Melody.TV
My Music Radio
Top News
Top Gold Radio
City TV
Euro Sport
Euro Sport-2
Alpha TV
Mega TV
Fashion TV
IN-TV
FOX
24 Kitchen
Stars XXX
Reply With Quote
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Dhe ne Itali mund te ndodhe si ne Shqiperi,pra operatoret telefonike mund te bllokojne IPTV.

Lajmet e fundit janë të qarta: Gjykata e Milanos ka pranuar plotësisht apelin nga Lidhja e Serie A. Nga tani është në dorën e operatorëve që menaxhojnë rrjetin fiks për të bllokuar qasjen në servera të ndryshëm për IPTV.

Më konkretisht, ato më të mëdha, si TIM, Vodafone, Fastweb dhe Wind, do të jenë në gjendje të bllokojnë qasjen e drejtpërdrejtë në faqen e internetit No Freeze IPTV, e cila siguroi programin e çdo platforme për përdoruesit. Në këtë mënyrë dhe me këtë vendim, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin veten e tyre të hedhur jashtë faqes pa ndonjë lloj paralajmërimi.


IPTV: tani goditja është e mrekullueshme dhe përdoruesit fillojnë të kenë frikë të humbasin shërbimin dhe të hyjnë në telashe
Rëndësia e këtij vendimi është me të vërtetë e madhe, pasi ajo do të ndryshojë ekuilibrin dhe i vë operatorët të mbrojnë një problem aq të gjerë sa IPTV. Ofruesit e telefonave do të kenë një javë tjetër për të bllokuar hyrjen në vend dhe për çdo ditë tjetër të vonesës ata do të marrin një gjobë prej 5 mijë euro.

Lexoni gjithashtu: IPTV: dekodues dhe pajisje për shitje për të përdorur shërbimin
Përdoruesit tani më në fund mund të marrin kurajo me të dyja duart dhe të zgjedhin të heqin dorë nga IPTV. Gjobat gjithashtu janë me të vërtetë të vështira për ata që blejnë shërbimin: gjoba prej 2.000 deri në 25.000 euro janë në fakt në vijën e finishit. Ata që e shesin shërbimin mund të burgosen gjithashtu.

Pas të gjitha do të ishte e mjaftueshme të ndiqnim vetëm atë që presidenti i Serie A Gaetano Miccichè tha: "Pirateria është një krim që jo vetëm dëmton klubet dhe tifozët, por privon lëvi
 

GlobalSat

Banned
Messages
523
Lajme jo te mira vijne per abonentet e Mediaset premium ne toksorin Italian duke filluar nga 1 qershori nuk do transmetojne ne ne toksor por vetem me ane te internetit ne platformen Infinity dhe sherbimi Dazn nuk do jete me ne sherbimin premium te Infinity,kush ka abonim te regullt mund te kerkoje nderprerjen e kontrates nga 1 ne 30 maj gratis pa kosto shtese,Te shpresojme mos te mbyllet sherbimi dhe ne satelit ne 5west,Gjithashtu dhe Sky it duke filluar nga muaji i ardhshem nuk do te shese me karta te parapaguara te sky it
 
Top