[OFF] Sateliti EutelsatW2 16.0E

dreamer1983

Super VIP
Messages
4,878
DIGITALB - FREKUENCAT E REJA

DIGITALB - FREKUENCAT E REJA

Nr. kanaleve 11 10 15 4 16
Frekuenca MHz 11,055 11,658 10,757 10,975 10,719
Modulation QPSK 2/3 QPSK 2/3 QPSK 7/8 QPSK 4/5 QPSK 3/4
Symbol rate 27,900 27,900 27,500 22,500 27,500
Polarizimi Vertikal Vertikal Vertikal Vertikal Horizontal
Video Format Mpeg-2 Mpeg-2 Mpeg-2 Mpeg-4 HD Mpeg-4 HD/SD

Kompania DIGITALB njofton të gjithë Abonentët e Platformës Satelitore, se në bashkëpunim të ngushtë me EUTELSAT arritën të zgjidhin problemin, që ndodhi si pasojë e avarisë hapësinore në satelitin W2-16˚ në Lindje.

Prej ditës së sotme, DIGITALB do të transmetojë sërish në satelit të gjithë kanalet e platformës, në të njëjtin pozicion orbital.

Por, që të mund të rimarrin sinjalin e të gjitha frekuencave përmes të cilave transmetohen kanalet e DIGITALB, Abonentët me dekoder satelitor të thjeshtë duhet të veprojnë në këtë mënyrë:

•Hyni në MENU-në e dekoderit
•Kaloni në opsionin "Instalimi"
•Dhe aty zgjidhni komandën "Fshij të gjithë kanalet"
pasi ky proces të ketë përfunduar...

•Hyni sërish në MENU-në e dekoderit
•Kaloni përsëri në opsionin "Instalimi"
•Dhe duhet të fshijnë kanalet ekzistues në Menu-në e Instalimit, dhe më pas të bëjnë kërkim manual në frekuencën 11,055 MHz - Symbol Rate 27,900 - FEC 2/3 - Polarizimi Verikal.
Për një pjesë të Abonentëve me dekoder të thjeshtë satelitor do jetë patjetër i nevojshëm kërkimi manual në Frekuencën:
10,757 MHz - Symbol Rate 27,500 - Ksym - FEC 7/8 - Polarizimi
Vertikal.

Në këtë mënyrë Abonentët me dekoder të thjeshtë satelitor do t’i kenë sërish të rregjistruar të gjitha kanalet e platformës DIGITALB si dhe ato ndërkombëtare, njësoj si më parë.

Ndërsa Abonentët me dekoder HIGH DEFINITION, do t’i kenë sërish kanalet e DIGITALB, të listuar automatikisht. Mjafton që ta fikin dhe ta ndezin sërish dekoderin.

Kompania DIGITALB falenderon për mirëkuptimin të gjithë Abonentët e Platformës Satelitore dhe kërkon edhe njëherë ndjesë për ndërprerjen e sinjalit si pasojë e avarisë së rëndë të ndodhur me satelitin në hapësirë!

DIGITALB deklaron se të gjithë Abonentëve të Platformës Satelitore, do t’u kompensohen FALAS të gjitha ditët e humbura prej mungesës së transmetimit.

Code:
http://www.digitalb.al/njoftim.html?
 

dini

Registered
Messages
32
RTK-pas avaris ka 50% sinjal me te dobet se me pare.Kjo per ata qe kane FTA kurse permes DIGITALB-it eshte OK
 

vlasa

Banned
Messages
370
Supersport ne Eutelsat2a(16E) eshte ok,vetem tepsia duhet centruar mire....

eshte free
 

dreamer1983

Super VIP
Messages
4,878
Tegjithat punojne ok me pijate 1.15cm LNB 0.2dB dhe ketu i keni frequencat dhe jan tegjithat me frequencen e re free dhe digi gold ketu freq:
Code:
http://www.digitalb.al/njoftim.html
 

chetrimiii

Registered
Messages
34
supersport tranmeton tani dhe ne 9 grade
ne fr 11345 h 27500
nuk e kuptoj kete levizje

Ahmed sapo e pashe dhe une qe po transmetojn supersportin ne Eutelsat W2A 10.0"E ku me dite se ca kan per qellim me kete levizje se di sa e vrejte edhe platforma Serbe Total TV qe eshte ne 16"E ka dal me disa frekuenca ne kete satelit neyse pune te tyre jane
 
Last edited:

dreamer1983

Super VIP
Messages
4,878
DIGITALB - NJOFTIM PËR ABONENTËT E PLATFORMËS SË THJESHTË SATELITORE
Kompania DIGITALB njofton të gjithë abonentët e platformës së thjeshtë satelitore se ka lëshuar nëpërmjet satelitit një opsion përmes së cilit kanalet listohen automatikisht në dekoder, si më parë.

Në momentin kur në ekran do të shfaqet tabela "KA NJË SOFTWARË TË RI PËR DEKODERIN TUAJ", duhet ta konfirmoni dhe të prisni derisa procedura të përfundojë plotësisht. Pas përfundimit të saj që mund të marrë vetëm pak minuta kohë, në ndonjë rast mund të jetë i nevojshëm që të bëhet "RIKTHIM NË GJENDJE FILLESTARE" dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Code:
http://www.digitalb.al/njoftim.html
 
Top