Ndihme per fillestare

redbluboys

Registered
Messages
2
sa per hyrje do doja me tregu qe sjam naj ekspert ne lidhje me perdorimin e aparateve satelitore por meqe knej ka ne (ne shkoder po mendoj) asht ba e veshtire me pa naj kanal te hajrit u detyrova me ble nje aparat satelitor ,ma shume per me pa naj ndeshje meqe te gjithe familjaret e mij jena tifoza te futbollit .me keshillun me marr kta aparatet e rinj qe kan dale ne shitje dhe qe kan opcionet e futjes se kodeve per te hape kanalet e kriptume .
aparati qe kam asht nje Starsat SR-X50CU USB .
ne nje fare mase mesova me fute kodet manualisht por duke hulumtu neper internet mesova qe ka programe (loader) qe e bajn te mujtun futjen e kodeve permes USB .
eh tash fillojn problemet e mija :mad:
duke mos kene shume i njoftun me menyrat e reja te perdorimit te aparateve satelitor spo di me gjete menyren sesi realizohet futja e kodeve ,permiresimi i software etj etj .
jam mundu me lexu ne shume forume por fatkeqesisht skam arrite me ba pothujse asgja dhe per kete po kerkoj ndihme ne kete forum nese asht e mujtun.
i hodha nje sy edhe nje pjese te ktij forumi dhe ne fakt nuk mujta me gjete ndonje shpjegim per "fillestaret" .
a do ishte e mujtun qe te hapej nje teme e veqante ku te kishte shpjegime mbi Njohurite Baze te permiresimit te softwareve dhe futjes se kodeve per "fillestaret".po e fus edhe veten ne kete kategori me arsyen e thjeshte se une aparatin e perdor per knaqesi familjare dhe jo per qellime profesioni apo diqka te tille dhe ne fakt skam kene i interesum mbi perdorimin e aparateve ne c-kodimin e tyre .tash halli mesa shoh na ka ba mu interesu edhe per kto gjana .
besoj se me kalimin e kohes si puna jeme do bahena shume dhe nese do ishte nje teme e tille per "fillestaret" si sticky sdo ishte e nevojshme qe te hapen tema qe do banin te njejten kerkese siq po e baj une sot.
a mundet dikush te baje te mujtun diqka te tille ?

edhe pse mund te kem shkrujte pak gjate ju kerkoj ndjese dhe ju falenderoj paraprakisht .
 
Top