AMA zbulon listën zyrtare LCN të kanaleve digjitale. Pozicioni 4 dhe 5 në short, Vizion Plus vendoset në LCN 7 pas Klan Plus
Autoriteti i Mediave Audiovizive në një mbledhje të bordit, ka miratuar numrin logjik të kanaleve televizive shqiptare e njohur ndryshe si LCN (Logical Channel Number) në vazhdimësi të procesit të digjitalizimit.
LCN me shkurtim të ri në shqip si NPL, përcakton numrin se në cilat kanale do të pozicionohen televizionet shqiptare.Në 3 numrat e parë të LCN, është pozicionuar RTSH me tre kanalet e tij 2 në formatin HD dhe një në SD. Ndërkohë vendi i katërt dhe i pestë mbetet ende vakant ku dy kanalet që do të pozicionohen janë Top Channel dhe Televizioni Klan, si kanale kombëtare. NLP i Top Channel dheTv Klan” do të përcaktohen pas zhvillimit të procedurës së shortit të parashikuar në rregulloren “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për renditjen e shërbimeve audio dhe/ose audiovizive që mbështeten në rrjete numerike”, miratuar me vendimin nr. 218, datë 12.10.2016 të AMA-s, e ndryshuar.
Ndërkohë pardoks është pozicionimi i Klan Plus, kanalit të dytë të paktes digjtiale të Televizionit Klan në vendin e gjashtë, ndërkohë që Vizion Plus i cili së fundmi mori licensën e operimit si TV kombëtar rradhitet i shtati. Ndërkohë, që duhej të ishte e kundërta, pasi ky i fundit është kanal me transmetim kryesor programi, ndërkaq Klan Plus është kanal dytësor.
Në kanalet digjitale tokësore që do të operojnë në Shqipëri do të jenë edhe ato Kosovare, përkatësisht RTK (pjesë e paketës së RTSH) me numrin 101, Klan Kosova numri 102, RTV 21 do të pozicionohet në numrin 103.
Kanalet NLP 401 – 433 do të jenë pjesë e Digitalb si Pay TV, Kanalet 434 – 466 i përkasin Top Channel si Pay TV 467 – 499, kanalet ADTN si Pay TV, kanalet 501 – 533 për Vizion + Pay TV e njohur ndryshe si TRING. Këtu shohim edhe një abuzim tjetër përsa i përket kanaleve Pay TV. Plot 98 Kanale do të dedikohen për paketën Digitalb, e cila edhe pse do të ketë 33 kanale ligjërisht, do të transmetojë edhe në kanalet e Top Channel dhe të ADTN, kjo e fundit ësht një kompani e re dhe pothuajse inekzistente sa i përket tregut mediatik në pronësi të Digitalb.
Kanali Agon Channel i cili tashmë konsiderohet “i vdekur” pasi nuk ka asnjë formë transmetimit të tij vazhdon të egzistojë në kanalet e digjitalizimit, duke mos patur ende një televizion i cili të ketë blerë frekuencën e tij të transmetimit.